Pasditen e sotme, policia njofton se një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në lagjen numër 16 në Durrës ku një 32-vjeçar është qëlluar me armë zjarri në këmbë.

Ai është dërguar në spital ku rrugës ka ndërruar jetë. Në komunikatë, saktësohet se policia ka shoqëruar disa persona, si dhe po punohet për identifikimin dhe arrestimin e të autorit.

Burime bëjnë me dije se 32-vjeçari i vrarë pasditen e kësaj të diele pas një sherri të çastit është Jetmir Bregu.

Njoftimi:

Më datë 24.01.2021, në orën 17: 20, në lagjen nr.16, Durrës, pas një konflikti të çastit dyshohet se është plagosur në këmbë, me armë zjarri shtetasi J. B., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa shtetas të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes.

Nga ana e Policisë janë ngritur disa pika kontrrolli dhe po bëhet krehja e zonës, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.