Zbardhen temat e diskutimit gjatë darkës Rama-Mitsotakis

Zbardhen temat e diskutimit gjatë darkës Rama-Mitsotakis
Kryeministrat Edi Rama dhe Kyriakos Mitsotakis kanë biseduar, gjatë darkës së 15 shtatorit, për marrëdhëniet mes dy vendeve, integrimin në BE të Shqipërisë dhe zhvillimet në Mesdheun Lindor.

Kështu shkruajnë mediat greke për takimin mes dy kryeministrave, në një restorant në qendër të Athinës.

Një ndër temat e diskutuara ka qenë dhe marrëveshja që Greqia duhet të bëjë me Italinë dhe Egjiptin për zgjerimin e ujërave territorial të saj, por gazeta Prototema nuk përmend diskutime për marrëveshjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Të tjera tema diskutimi kanë qenë dhe të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri, forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ekonomike e tregtare dhe integrimi i shqiptarëve në Greqi.

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Horoskopi