11 pacientë të tjerë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit për shkak të koronavirusit.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 11 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:

Një 43-vjeçar nga Gjirokastra, një 58-vjeçar nga Peqini, një 66-vjeçar nga Pogradeci, një 48-vjeçar nga Fieri, një 68-vjeçar dhe një 78-vjeçar nga Berati, një 53-vjeçare dhe një 78-vjeçare nga Korça, një 70-vjeçare nga Elbasani, një 78-vjeçare, dhe një 85-vjeçar nga Tirana”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 507 raste pozitive me virusin Covid-19. Tirana është bashkia me numrin më të lartë të të infektuarve.

“Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV-2, 507 qytetarë në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 295 raste në Tiranë, 45 në Durrës, 27 në Fier, 25 në Krujë, nga 19 raste në Elbasan, Berat, 16 në Librazhd, 12 në Vlorë, 11 në Pogradec, 10 në Korçë, 7 në Gjirokastër, 6 në Kavajë, nga 4 raste në Devoll, Has, 3 në Sarandë, nga 2 raste në Kukës, Përmet”.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 140 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,493 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 363 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 5 të intubuar.