Marina kolumbiane sekuestroi katër tonelata kokainë që po transportoheshin në bordin e një nëndetëseje gjysmë të zhytur në jug të Paqësorit.

Lënda narkotike kishte si destinacion Amerikën Qendrore dhe 4 persona që po kujdeseshin për transportin e saj u arrestuan.

Zyrtarët vendas saktësuan se operacioni anti-drogë parandaloi konsumimin e mbi 10 milionë dozave kokainë në vendet fqinje të Kolumbisë, që do të sillnin një fitim prej 150 milionë dollarësh.