154 qytetarë afganë mbërritën gjatë natës së kaluar në Shqipëri, në dy fluturime, njofton Ministria e Jashtme.

Në orën 22:45 mbërritën 95 persona që ishin nisur nga Kabuli, të cilët u pritën nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim.

Ndërsa, 59 persona që ishin nisur nga Doha mbërritën në territorin shqiptar në orën 01:00, në pritjen e të cilëve mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

Të ardhurit gjatë natës së djeshme janë akomoduar në qytetin e  Tiranës, në godinat e “Qyteti Studenti”.

Në total numri i qytetarëve afganë të mbërritur në Shqipëri në 48 orët e fundit është 275.