Pesë persona kanë humbur jetën për shkak të COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri, ndërsa janë konfirmuar 228 infektime të reja me virusin.

Viktimat ishin një qytetar nga Elbani 57 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 59-75 vjeç, një qytetar nga Fieri 77 vjeç, një qytetar nga Durrësi 82 vjeç.

Aktualisht në rang vendi janë gjithsej 5235 pacientë aktivë me COVID. 144 pacientë po trajtohen në spital, 10 prej të cilëve janë në gjendje më të rënduar shëndetësore.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar edhe 321 të shëruar. Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë regjistruar 197,376 raste shërimi nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë.

Statistika për datën 19 dhjetor 2021

Raste të reja ditore 228

Të shëruar në 24 orë 321

Të shtruar në spitale 144

Humbje jete në 24 orë 5

Testime ditore 2370

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2464

Fier 619

Shkodër 363

Durrës 339

Gjirokastër 310

Elbasan 288

Berat 256

Vlorë 216

Lezhë 129

Korçë 125

Kukës 67

Dibër 59