Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat për situatën e Covid në 24 orët e fundit. Sipas ministrisë janë kryer 1,995 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 51 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë 14 në Tiranë, 5 në Shkodër, nga 4 raste në Devoll, Vlorë, Sarandë, nga 3 raste në Fier, Elbasan, nga 2 raste në Lezhë, Mirditë, Mallakastër, Gjirokastër, nga 1 rast në Durrës, Kavajë, Përmet, Selenicë, Skrapar, Këlcyrë.

Ndërkohë bëhet me dije se kanë ndërruar jetë dhe 3 pacientë të tjerë. 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Fieri, të moshave 62-77 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 834 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 112,626 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 116 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.