Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit janë kryer 4262 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 534 qytetarë.

Rastet e reja janë në këto bashki: 177 raste në Tiranë, 49 në Shkodër, 39 në Vlorë, 24 në Lezhë, 21 në Sarandë, nga 17 raste në Pogradec, Krujë, nga 15 raste në Elbasan, Fier, 12 në Vau i Dejës, nga 11 raste në Malësi e Madhe, Lushnje, 10 në Durrës, nga 9 raste në Kamëz, Berat, nga 8 raste në Kurbin, Kavajë, nga 7 raste në Gjirokastër, Kolonjë, nga 6 raste në Mat, Divjakë, Korçë, Gramsh, nga 5 raste në Dimal, Kukës, nga 4 raste në Has, Shijak, Mallakastër, nga 3 raste në Pukë, Dibër, Memaliaj, nga 2 raste në Kuçovë, Përmet, nga 1 rast në Tropojë, Mirditë, Rrogozhinë, Këlcyrë, Tepelenë, Devoll, Skrapar, Poliçan, Cerrik.

Aktualisht janë 5573 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 81 pacientë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një qytetar 65 vjeç nga Vlora.

Janë shëruar 89 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131,273 që nga fillimi i epidemisë.