Policia ka arrestuar një çift bashkëshortësh nga Saranda pasi akuzohen për kontrabandë të medikamenteve mjekësore të llojeve të ndryshme.

Në prangat e policisë kanë rënë K.A, 64 vjeç dhe A.A, 62 vjeçe.

Gjatë kontrolleve të policisë, në banesën e çiftit janë gjetur 1287 lloje medikamentesh mjekësore në sasi të ndryshme, me vlerë rreth 70 mijë euro. Medikamentet mjekësore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Mbi çiftin rëndojnë akuzat: “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja dhe depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”, të kryera në bashkëpunim.