Tetë persona nga 10 urdhra-arresti, kanë rënë në prangat e policisë për shkak të korrupsionit dhe tenderave problematikë për tokat e varreve në Tiranë. Mes tyre është edhe drejtori i varrezave të Tufinës.

8 të ndaluarit akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Korrupsioni u zbulua pas infiltrimit të një punonjësi policie, i cili kishte bërë kërkesë për një varr dhe iu kërkua 800 euro. Për zhvillimin e operacionit janë përdorur metoda speciale hetimi, përgjime, vëzhgime etj.

Gjatë përgjimeve janë evidentuar gjithashtu raste të shpërdorimit të detyrës lidhur me tenderin e varrezave.