Paul Grisham nga San Diego kishte humbur portofolin e tij prej vitesh në një ndër kontinentet më pak të vizituara të botës.

Pesëdhjetë e tre vjet me vonë, 91-vjeçari mban në dorë kuletën e tij së bashku me shumë kujtime të harruara prej një udhëtimi 13-mujor si meteorolog i marinës detare ne Antarktidë gjatë viteve 1960.

“Jam pa fjalë”, tha Grisham, pasi mbante në dorë portofolin e tij. “Një numër i madh personash janë munduar për të më gjurmuar dhe për të më kthyer portofolin”.

Brenda tij ishte një kartë identiteti e marinës, patenta, një udhëzues se çfarë duhet të bënte gjatë një sulmi atomik, biologjik apo kimik, dhe një sërë faturash nga dërgesat që i bënte gruas së tij.

Grisham, i cili u rrit në Douglas, Arizona, u regjistrua në Marinë në 1948. Ai u bë një teknik i motit dhe më pas një parashikues i motit.

Grisham, i cili u rrit në Douglas së Arizonës u bë pjesë e marinës detarë më 1948. Si fillim ai punoi si teknik i motit dhe më pas meteorolog.

“Gjatë zbritjes në Antarktidë si pjesë e operacionit Deep Freeze, më humbi portofoli diku nën akuj, diçka që harrova shumë shpejt”, tregon Grisham.

Portofoli u gjet në një dollap të kyçur në vitin 2015 gjatë shkatërrimit të një ndërtese në stacionin McMurdo në ishullin Ross të Antarktidës. Për të gjetur pronarin e portofolit janë shkëmbyer shumë e-maile, mesazhe në Facebook dhe letra.