Historia e gjatë e dashurisë mes Sergio Ramos dhe Realit të Madridit është në muajt e saj të fundit. Kontrata aktuale e mbrojtësit spanjoll me Los Blancos skadon në verën e ardhshme dhe bisedimet për rinovimin kanë ngecur përfundimisht pasi palët nuk kanë gjetur një akord për firmosjen e një marrëveshje të re. Duke patur parasysh problemet ekonomike dhe humbjet e mëdha për shkak të pandemisë COVID-19, drejtuesit e Realit i kanë ofruar mbrojtësit të kombëtares spanjolle një kontratë të re me një pagë 10% më të ulët se ajo aktualja të cilën Ramos nuk e ka pranuar. Tashmë largimi pas 16 vitesh nga Reali i kapitenit duket mëse i sigurt. Sipas asaj që raporton emisioni i njohur sportiv spanjoll El Chiringuito shanset që Ramos të qëndrojë te Reali janë pothuajse zero. E ardhmja e 34-vjeçarit ende nuk dihet, megjithatë Paris Saint Germain po e vëzhgon me vëmendje situatën në të cilën ndodhet Sergio Ramos, ndërkohë që nuk përjashtohet as largimi nga Europa për një aventurë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose Lindjen e Mesme. Në këtë sezon me Realin e Madridit Sergio Ramos i cili aktualisht është i dëmtuar është aktivizuar në 18 takime duke realizuar dhe 3 gola.
Related Posts
Aktualitet
BE dhe Banka Botërore: “Qeveria të zbatojë urgjentisht rekomandimet e KLSH-së!”
BE dhe Banka Botërore ngrenë shqetësimin: “Korrupsioni qeveritar në financat publike është në një situatë …Kur do ta thërrasë SPAK- u Eduard Shalsin?
Si e inskenoi Eduard Shalsi vjedhjen e 20 milionë Eurove, kur ishte ministër i Sipërmarrjes …Qeveritari me orë 400 mijë euro!
Nga Basir ÇOLLAKU Në këtë ankand komshillëku, kryeson kyçi shqiptar në Këshillin e Ministrave. …DASH nxjerr raportin për Shqipërinë: Korrupsion, probleme në pavarësinë e gjyqësorit dhe medias
Mangësitë me pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit; mungesa e mediave të pavarura; dhe korrupsioni …Frika prej KLSH-së e SPAK-ut, alarmon Edi Ramën
Frika nga auditemet e KLSH-së, hetimet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) duket se ka …Euro kap fundin
Shënohet rekordi minimal për vitin 2024 Euro ka shënuar sot treguesit më të ulët në …Gazi që mund të ndryshojë botën, gjendet në Shqipëri
Zbulimi i gazit të hidrogjenit duket me një rëndësi thelbësore për vitet që do të …Trump triunfon
Gjykata Supreme lejon Trump-in të garojë në zgjedhjet presidenciale! Gjykata e Lartë, mbajti anën e …Plas tek Rithemelimi, deputetët sulmojnë njëri tjetrin si “spiunë”