Presidenti Andrea Agnelli nuk e hedh poshtë kontributin e Antonio Contes te Juventusi. Përplasja e tyre pas ndeshjes së fundit me Interin nuk ka ndikuar te kreu i klubit bardhezi

Lërini helmet të kalojnë, edhe përplasjet verbale, por historia nuk mund të zhbëhet. Ky është pozicioni i Andrea Agnelli lidhur me grindjen që pati me Antonio Conte të martën në mbrëmje, në “Allianz Stadium”, një vend ku, për më tepër, ka një çmim për teknikun nga Salento. Ose më saktë aty pranë, më saktësisht në pjesën e jashtme të stadiumit, me yllin e personalizuar të të gjithë atyre që kanë bërë historinë e Juventusit.

Ky yll është bërë objekt debati midis tifozëve më të zjarrtë bardhezinj, që kanë nisur një peticion online për ta hequr atë që i dedikohet Contes. Një iniciativë që po gjen shumë ndjekës, por jo Andrea Agnelli, i cili, siç raportohet nga “Tuttosport”, nuk e ka fare në planet e tij që të eleminojë yllin e Contes, thjesht sepse historia e një klubi nuk mund të harrohet brenda natës, pavarësisht nga protagonistët e ndryshëm dhe vendimet e jetës.