Një tjetër tërmet i fuqishëm është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në Greqi. Lëkundjet janë ndjerë edhe në disa qytete të Shqipërisë.

Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, tërmeti ka qenë me magnitudë 5,9 i shkallës rihter, ndërsa epiqendra e tërmeti ka qenë sërish në Larisa, aty ku një ditë më parë u regjistrua një tjetër tërmet me magnitudë 6 i shkallës rihter.

Nga mediat greke ende nuk ka raportime për viktima apo dëmtime të banesave.

Nga tërmeti i së mërkurës në Greqi u regjistruan dëme materiale, fatmirësisht pa viktima.