Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Edlira Haxhiymeri është ndarë nga jeta pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e Hashiymerit përmes një postimi në rrjetet sociale.

Haxhiymeri ka shërbyer edhe si pedagoge në Universitetin e Tiranës, pranë Fakultetit të Skencave Sociale.

Për ndarjen e saj nga jeta, ka reaguar Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Kreu i shtetit e cilësoi pikëllues lajmin për humbjen e Haxhiymerit, teksa e cilësoi si një personalitet dhe model i vlerave të larta qytetare e pedagogjike.