Ish-deputeti demokrat Mark Marku, gjatë fjalës së tij në një event të organizuar nga Partia Demokratike me rastin e Ditës së Rinisë, tha se kjo forcë politike duhet të largojë “komunistin brenda vetes”.

Duke folur për kreun e PD-së, Marku tha se Lulzim Basha është po i njëjti që ka njohur gjatë gjithë kohës, me të mirat e të këqijat e tij. Ai ironizoi ata demokratë që e sulmojnë sot Bashën, duke thënë se për ta, Basha ishte i mirë para shtatorit, ndërsa pas shtatorit doli të ishte njeriu me të gjitha të ligat e botës.

“Kur na kthehet kundër demokracia, Lulzim Basha ishte i mirë deri para shtatorit, mbas shtatorit doli njeriu që i ka të këqijat e të gjitha botës. Për mua Lulzim Basha është ai që e kam njoh, me të mirat dhe të këqijat, para shtatorit, para para shtatorit. Është i mirë dhe i keq sa jemi të gjithë ne. Komunistat dhe komunizmi. Nuk kemi ndonjë problem me komunistat, me komunizmin brenda nesh kemi punë. Ta largojmë njëherë nga vetja, pastaj ta largojmë nga shoqëria e të tjera”, u shpreh Marku.