Ylli Ndroqi, alias Xhemail Pasmaçiu, njeriu të cilit i janë sekuestruar pasuritë pas akuzave të SPAK, mbështetur në Ligjin Antimafia, vazhdon të drejtojë televizionin e sekuestruar “Ora News”.

Edhe pse televizioni ka administrator nga shteti, ai menaxhohet, drejtohet nga Ylli Ndroqi.

CNA.al tregoi me prova se si Ylli Ndroqi kishte mbledhur gjithë stafin dhe festoi Vitin e Ri. Pronari i një televizioni të konfiskuar thërret punonjësit dhe bën festë me ta.

Shumë zëra thonë se Ylli Ndroqi vazhdon dhe paguan shumicën e gazetarëve edhe me para në të zezë. Nga ana tjetër, ditë pas dite te “Ora News” shikon se si vazhdon “beteja” e Ylli Ndroqit me institucionet, por edhe me bizneset.

Gjatë javëve të fundit u pa një sulm ndaj Kontrollit të Lartë të Shtetit. Një televizion i konfiskuar dhe i administruar nga shteti, sulmonte një institucion kushtetues, siç është KLSH-ja. Dhe këtë nuk mund ta bënte Farudin Arapi, askush tjetër veçse Ylli Ndroqit apo Xhemail Pasmaçiut dhe nuk dihet urdhri apo çfarë inati ka pasur me KLSH-në, të cilës i linte kamera në derë institucionit.

Së fundmi, ka filluar një betejë tjetër, atë me ndonjë institucion shtetëror, apo dhe bizneset private, të cilat kanë lidhje në zbatim të ligjit me këto institucione.

Xhemail Pasmaçiut “nuk i bën syri tërr”. Edhe pse me televizion e pasuri të konfiskuara, edhe pse gjykata ka dhënë vendim, ai vazhdon e menaxhon televizionin dhe iu vërsulet institucioneve e bizneseve private, a thua se është një ekran i ndershëm, i një pronari pa probleme, por nga ana tjetër strukturat ligjzbatuese e kanë konfiskuar.

Ndoshta duhet të reagojnë institucionet pas sulmeve që një media e konfiskuar i bën institucioneve kushtetuese dhe bizneseve në mënyrë shantazhuese.

Nuk mundet që televizionin e konfiskuar dhe menaxhuar nga shteti ta përdorë si “pushkë” e të ushtrojë shanatazh publik Xhemail Pasmaçiu, alias Ylli Ndroqi. E shikon apo jo më njeri.

Fakti është se kohët e fundit janë sulmuar disa institucione dhe disa biznese private dhe të gjitha faktet thonë se linja editoriale dhe gjithçka bëjnë gazetarët kontrollohet nga vetë personi i akuzuar si trafikant droge Xhemail Pasmaçiu, alias Ylli Ndroqi me pasuri të sekuestruar./ CNA.al