Pasuria e themeluesit të Facebook Mark Zuckerberg është rritur në 100 miliardë dollarë pasi rrjeti social nisi një shërbim të ri video të shkurtër, njoftoi BBC të pemten.

Kompania hapi Instagram Reels në SHBA të mërkurën, një konkurrent i aplikacionit të diskutueshëm kinez TikTok.

Aksionet në Facebook u rritën më shumë se 6 përqind të enjten. Pjesa e Zuckerberg është 13 përqind.

Ai u bashkua me themeluesin e Amazon, Jeff Bezos dhe Bill Gates të Microsoft në klubin super të pasur me pasuri prej më shumë se 100 miliardë dollarë.

Shefat e gjigandëve të teknologjisë kanë qenë nën xham zmadhues kohët e fundit për shkak të rritjes së vazhdueshme të fuqisë dhe pasurisë personale të kompanive të tyre.

Facebook, Amazon, Apple dhe Google janë ndër fituesit më të mëdhenj të karantinës për shkak të pandemisë koronavirus, pasi gjithnjë e më shumë njerëz bëjnë blerje, argëtohen dhe shoqërohen përmes internetit.

Pasuria e Zuckerberg është rritur me më shumë se 22 miliardë dollarë këtë vit, dhe më shumë se 75 miliardë dollarë të Bezos, sipas të dhënave të Bloomberg.