SHBA-të kanë vendosur të sekuestrojnë pronat e ndodhura në Amerikë të 11 zyrtarëve të lartë të qeverisë kineze, përfshirë drejtuesen ekzekutive të Hong Kongut që prej vitit 2017, për kufizim të lirisë dhe minim të autonomisë territoriale.

Departamenti amerikan i Drejtësisë tha se saksionet u morrën për shkak të ligjit mbi sigurinë kombëtare të miratuar nga Kina, qëllimi kryesor i të cilit është censurimi i zërave ktitik ndaj qeverisë.

Shefja ekzekutive e Hong Kongut ishte përgjegjëse për zbatimin e ligjit të ri dhe veprimeve të tjera, që nxitën protestat e opozitës në Hong Kong. Personat e tjerë të targetuar nga SHBA-të janë drejtues dhe punonjës policie përgjegjës për monitorimin e zbatimit të masave.

Sanksionet janë vendosur përmes një urdhëri ekzekutiv të presidentit, në përgjigje të veprimeve të qeverisë kineze. Qeveria amerikane ende nuk ka bërë të ditur nëse këto persona kanë pasuri në SHBA.