Arrestohet nga policia shefi i Urbanistikës në Bashkinë e Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, shefi i Urbanistikës Rubin Hekurani u arrestua me akuzën për ‘shpërdorim detyre’, teksa dyshohet se ka abuzuar me një leje ndërtimi.

Në pranga ka përfunduar edhe zyrtari i Urbanistikës, Klaudjo Mehmetaj dhe Parid Klausi.

Paraprakisht bëhet me dije se ata kanë abuzuar me një leje ndërtimi për një ndërtesë në rrugën Transballkanike.

Rubin Hekurani dhe Klaudjo Mehmetaj akuzohen për shpërdorim detyre. Ndërsa Parid Klausi është personi që përfitoi në mënyrë jo të rregullt lejen e ndërtimit. Ai është pronar i një lokali për të cilin përfitoi lejen për një shtesë në godinë.

Policia e Vlorës nuk ka dhënë ende detaje në lidhje me këto arrestime.