136 metra i gjatë, me 11 kabina luksi dhe me kapacitet për 25 pasagjerë dhe me një vlerë marramendëse prej 3 milionë euro për vetëm një javë. 

Super miliarderi Jeffrey Bezos ka ankoruar jahtin e tij gjigand “Flying Fox” në Sarandë, ku krahas rrezeve të diellit do të furnizohet me karburant të lirë pa akcizë.

Jahti gjigand Flying Fox” është parë mëngjesin e sotëm në gjirin e Sarandës ku edhe ka hasur probleme me ankorimin për shkak  të zonës së kufizuar.

Mbi jaht është edhe një helikopter, por nuk dihet nëse brenda jahtit po pushon vetë miliarderi apo dikush tjetër.