Në mbledhjen e kësaj të enjteje të Komitetit Teknik të Ekspertëve për situatën e pandemisë, ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Binou, u shpreh se situata e pandemisë në vend mbetet e qëndrueshme.

“Kemi një ulje të lehtë të rasteve. Situata është e qëndrueshme. Nga ana tjetër edhe pozitiviteti është i njëjtë. Në 3-4 javët e fundit kemi një situatë të njëjtë. Kemi një rritje të moshave të reja dhe pediatrike në 0-4 vjeç, kjo lidhet edhe me disa vatra që ne kemi pasur në shkolla, të cilat janë menaxhuar ashtu siç duhet, duke zbatuar të gjitha udhëzimet. Në lidhje me vaksinimin, 48% në rang vendi. Kemi rritje edhe në bashkitë e mëdha, ku në Tiranë shkon në 52%. Këto janë elementë të rëndësishëm, por ne kërkojmë të kemi një ritëm më të lartë të vaksinimit në vend”.

Edhe për kreun e Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, situata është e qëndrueshme. “Edhe urgjenca kombëtare vazhdon të monitorojë situatën. Deri në këtë moment nuk ka rritje të numrit të thirrjeve. Edhe në ditët e fundit kemi pasur një ulje të lehtë të thirrjeve në banesë.

Infeksionisti Dhimitër Kraja u shpreh se 94% e personave të shtruar në spital janë të pavaksinuar. “Në spitalet Covid, prej disa javësh kemi një gjendje të qëndrueshme, si për numrin e shtrimeve, por edhe për rastet e rënda. Rreth 94% e rasteve që shtrohen në spitale gjatë kësaj periudhe janë subjekte që nuk janë vaksinuar. Kjo tregon vlerën e madhe të vaksinës për të mos u shtruar në spital, si dhe rrezikun e madh në rast mosvaksinimi”, tha Kraja.

Ndërkohë, Mira Rakacolli, kryetare e Komitetit Teknik publikoi edhe masat e reja. “Duke u bazuar në situatën epidemiologjike dhe faktin që jemi në stinën e dimrit, si dhe të qarkullimit të virusit Omicron dhe në mënyrë që të frenojmë përhapjen e infeksionit, çdo qytetar mbi 18 vjeç mund të bëjë dozën përforcuese. Deri më 31 dhjetor, të gjithë punonjësit e administratës publike, punonjësit e supermarketeve dhe qendrave tregtare duhet të vaksinohen, pasi më 4 janar do t’u kërkohet certifikata e vaksinimit.

Rekomandojmë ndalimin e hyrjes së shtetasve të huaj me histori udhëtimi nga shtetet e Afrikës. Kjo nis nga 3 dhjetori dhe do të jetë në fuqi për 3 javë. Shtetasit shqiptarë me histori udhëtimi në shtetet e Afrikës do të duhet të karantinohen. Masat e tjera mbeten të pandryshuar”, u shpreh Rakacolli.