Adriatik DOÇI

_____

 

Faktet që rrëzojnë Shkëlzen Berishën: nuk deklaron shpenzime qiraje që nga viti 2015. Pse duhet të merret nën hetim nga SPAK?

Besoj se Shkëlzen Berisha është aksioner kryesor në disa prej kullave dhe resorteve në Tiranë dhe bregdet.

Besoj se ka bërë qindra milionë euro duke përdorur pushtetin e babit deri në 2013, para të cilat ua ka kaluar për menaxhim disa biznesmenëve të caktuar, të cilët kanë përfituar para, leje dhe prona publike, si gjatë pushtetit të Berishës, ashtu edhe të Rilindjes.

Besoj se edhe pas vitit 2013 deri më sot, përdor ‘gojën shpifëse të babait’ për të zhvatur biznesmenë.

Besoj dhe ka indicie se është një nga ‘urithët’ e pastrimit të parave në Shqipëri.

Por, në gazetari duhen fakte. Burimet janë të rëndësishme, por faktet janë vendimatare.

Shkëlzen Berisha deklaron se ka 17 vite që jeton me qira.

Që kur jam kthyer në Shqipëri para 17 vjetesh kam zgjedhur të jetoj gjithmonë me qera! Pergjatë gjithë ketyre viteve, ku kam ndërruar tre herë banesë, njëlloj si shumica e qeramarrësve perveç qerasë nuk kam pasur asnjë mardhënie pune me qeradhënësit! …siguroj që qeranë e kam deklaruar e paguar me bankë sepse nuk kam patur fatin e Ramës për ta paguar në natyrë apo me klering me leje ndërtimi!“, shprehet Shkëlzeni në reagimin e tij.

Fakti është se Shkëlzen Berisha, në deklaratat vjetore të pasurirë, nuk ka deklaruar prej vitesh shpenzime për qira.

Ligji për deklarimin parashikon që subjekti duhet të deklarojë çdo shpenzim mbi 300 mijë lekë.

Po marrim deklaratën e një prej viteve, viti 2018. Në formularin e të ardhurave dhe shpenzimeve, Shkëlzen Berisha nuk deklaron shpenzime për qiranë.

Deri në vitin 2015, Shkëlzen Berisha deklaron pagesë qirajë për vilën në Lundër, rreth 1 mijë euro në muaj, ndërkohë që kishte vetë kishte dhënë një aparatment tek ETC me qira mbi 50 mijë euro në vit.

Çfarë ndodhi që Shkëlzen Berisha nuk deklaron shpenzime qiraje që nga viti 2015, ndërkohë që pretendon publikisht të kundërtën?