Pas arrestimit të ish-ministrit Lefter Koka për aferën e inceneratorëve dhe shpalljes në kërkim të Stela Gugallit dhe Klodian Zotos, LSI ka dorëzuar në SPAK material të tjera që sipas saj provojnë abuzimet për këtë çështje që i ka kushtuar miliona buxhetit të shtetit.

Provat në Prokurorinë e Posaçme u dorëzuan nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhe dhe sipas burimeve nga kjo parti bëhet fjalë për prova shtesë për inceneratorin e Tiranës, të Elbasanit dhe të Fierit.

Në shkresën dorëzuar SPAK, kryetarja e LSI shprehet se mbetet e hapur për të bashkëpunuar me këtë organ në mënyrë që të kontribuojë për një hetim sa më objektiv të kësaj çështjeje.

Më herët, Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar 3 padi të tjera për inceneratorët.