Greqia dhe Italia shtrëngojnë masat kundër COVID-19 për të gjithë udhëtarët, përfshirë shqiptarët, që duan të shkojnë në këto shtete gjatë festave të fundvitit.

Çdo person që udhëton në shtetin grek duhet të paraqesë një test negativ PCR të kryer të paktën 48 orë përpara udhëtimit.

Kjo vlen edhe për personat që kanë kryer vaksinën anti-COVID dhe janë të pajisur me certifikatë. Masa hyn në fuqi të dielën, me 19 dhjetor, ora 06:00.

Nisur nga kjo e enjte, edhe Italia forcon masat për pasagjerët e huaj që mbërrijnë nga shtetet e Bashkimit Europian.

Para nisjes udhëtarët duhet të jenë të pajisur me një test negativ, i cili duhet të bëhet 24 orë para nisjes ose një test PCR, brenda 48 orëve. Vendimi vlen edhe për personat e vaksinuar plotësisht, edhe ata duhet të kenë një test negativ.

Të gjithë ata që nuk janë vaksinuar do të duhet të hyjnë në karantinë për pesë ditë. Kryeministri Draghi shpjegoi se masat e reja janë të nevojshme përballë rrezikut që paraqet varianti Omicron.

Për qytetarët shqiptarë rregullat e tetorit mbeten në fuqi deri me 31 janar 2022. Pra, në shtetin fqinj askush nuk mund të udhëtojë për turizëm.

Qytetarët shqiptarë mund të hyjnë në Itali, për motive:

Pune

Shëndet

Studimi

Rrethana urgjence

Persona të cilët kthehen në vendin e tyre të rezidencë

Familjarët e ngushtë të shtetasve shqiptarë të pajisur me leje qëndrimi të rregullt në Itali.

Personat të cilët kanë një marrëdhënie emocionale të provuar dhe të qëndrueshme me shtetas që janë rezidentë në Itali.

Sportistë, teknikë, gjykatës garash dhe shoqërues që marrin pjesë në aktivitete sportive olimpike, paraolimpike të certifikuara dhe me interes kombëtar.

Qytetarët që udhëtojnë drejt shtetit fqinj duhet të zbatojnë disa rregulla:

Të jetë pajisur me një test negative të kryer brenda 72 orëve para hyrjes në Itali.

Duhet të vetkarantinohen 10 ditë në Itali, pas kësaj periudhe duhet të kryejnë tamponin.

Dhe së treti para se të hyjnë në territorin italian  duhet të plotësojnë një formular specifik të lokalizimit në format digjital ose në kopje fizike.