Gjykata e posaçme rrëzon për të disatën herë kërkesën e mjekut të njohur, Edvin Prifti, për ndryshim të masës së sigurisë “pezullim nga detyra”.

Prifti po hetohet nga SPAK për “korrupsion”.

Më 7 shtator, Gjykata e Lartë lë të pandryshuar masën e “pezullimit nga detyra” për Edvin Priftin, ish-shefin e kardiokirurgjisë në QSUT. Kolegji Penal në dhomë këshillimi vendosi të mos pranojë rekursin e Priftit për heqjen e masës dhe po ashtu kërkesën e SPAK për kthimin e tij në qeli.

Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar rikthimin në qeli të mjekut pasi pretendonte se kishte siguruar prova të mjaftueshme që krijojnë dyshime se Prifti kishte ngritur një skemë të mirëfilltë kriminale që konsistonte në paraqitjen e faturave tatimore false me qëllim shmangien nga pagimi i tatimeve.

Prifti u prangos për llogari të të njëjtit hetim që çoi në burg edhe gjyqtaren e Krujës, Enkeleida Hoxha, avokatin Aldo Tabaku, kryesekretaren e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuçi dhe shtatë persona të tjerë.