Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion njofton se ka sekuestruar sot disa pasuri me vlerë 1 milion euro.

Mësohet se pasuritë i përkisnin shtetasit Astrit Beqiri, i cili akuzohet për trafik kokaine në Danimarkë.

SPAK ka sekuestruar një biznes në Shkodër, pulari, me vlerë 400 mijë euro, 5 automjete, si dhe një sasi prej 173 500 euro dhe 8,6 milionë lekë, të cilat do t’i kalojnë shtetit shqiptar.