Aleanca për Teatrin ka dalë sot përpara institucionit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, që të procedojë me një kërkesë pranë SPAK për vendosjen e sekuestros mbi truallin dhe projektin e Teatrit Kombëtar.

Avokatja Adriana Kalaja tha se është vetë KLSH që duhet të kërkojë sekueston përpara SPAK-ut.

“Ne jemi përpara kushteve që vetë KLSH në funksion të intereseva publik duhet të kërkojë përpara SPAK sekuestrimin e të gjitha këtyre objekteve për të cilat ne kemi kërkuar prej gati 1 viti e gjysëm, por dhe ne e gjykojmë që disponizimi i tyre për personat e kallëzuar nga ne, do ndikojë negativisht në buxhetin e shtetit por mbi të gjithae në mosekzekutimine  evendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke krijuar një problem si material në pikëpamje të buxhetit të shtetit, po ashtu edhe në pikëpamje të Trashëgimisë Kulturore dhe Identitetit Kombëtar.”- tha Kalaja.

Një nga zërat më të fortë të Aleancës, aktori Edmond Budina tha se nuk do të heqin dorë nga kërkesat për ndërtimin e Teatrit Kombëtar aty ku ka qenë dhe siç ka qenë.

 “Jemi këtu për të ngritur zërin qytetar për të thënë që me pronën publike nuk mund të luhet ashtu si ju do qejfi pushtetarëve mafiozë të këtij vendi. Ne luftën tonë do ta vazhdojmë dhe Teatri do të ndërtohet ashtu siç ishte dhe ku ishte në bazë të ligjeve të këtij vendi.”- u shpreh Budina.