Yuri Geller, i njohur në botë për aftësitë e tij të jashtëzakonshme prej prestigjiatori u shpreh se alienët kanë qenë në kontakt me tokën për rreth 50 vjet.

Ai tha se në vitin 1974, zyrtarët e CIA-s, e thirrën atë në një bazë të NASA-s në Maryland, pasi ishin impresionauar nga aftësitë e tij.

Në bazën e agjencisë amerikane Space, Uri Geller, deklaroi se kuptoi se qeniet jashtëtokësore ekzistonin dhe se ata ishin në kontakt me planetin tonë.

Sipas Daily Star, prestigjiatori i njohur tha se inxhinieri Ëerner von Braun, i tregoi atij një copë metali që ishte mbajtur në një kasafortë.

“Unë e preka atë dhe i thashë Werner: Ky metal nuk është nga planeti ynë”, ndërsa Werner i ishte përgjigjur: Kjo është një pjesë e një UFO-je që u rrëzua në tokë”.

Ai tregoi se ajo çfarë pa në katet e poshtme të bazës së NASA-s, ishte diçka që e kishte befasuar, por nuk pranoi të tregonte detaje të tjera.

“Nuk mund të tregoj me shumë në lidhje me atë çfarë pashë atje. Unë kam nënshkruar një dokument konfidencial. Por unë mund t’ju them se ne jemi në kontakt me jashtëtokësorët. Është e vërtetë se ata dinë më shumë se sa ne”, tha ai.