Duke filluar nga sot, më 1 korrik, qytetarët dhe bizneset mund ta aplikojnë online nëpërmjet portalit e-Albania edhe për 27 shërbime të reja, duke e çuar në 34 numrin e shërbimeve që mundësohen online lidhur me vendime të favorshme të autorizuara nga administrata doganore shqiptare.

Konkretisht, që nga kjo datë do të mund të aplikohet online edhe për vendimet e favorshme të mëposhtme;

✅Autorizim për magazinë fiskale prodhimi

✅Autorizim për magazinë fiskale stokimi

✅Autorizim për statusin e eksportuesit të miratuar

✅Autorizim për përjashtim nga detyrimet doganore

✅Autorizim për pritës të regjistruar

✅Vendim për Informacion Detyrues të Origjinës (IDO)

✅Vendim për Informacion i Detyrueshëm Tarifor (IDT)

✅Vendim për Trajtim Tarifor Favorizues: për kafshët për riprodhim

✅Vendim për Trajtim Tarifor Favorizues: për mallra industriale

✅Vendim për Trajtim Tarifor Favorizues: për farat

✅Autorizim për përjashtimin nga detyrimet e akcizës të karburantit për anijet e peshkimit

✅Miratim shtese/ndryshim zyre doganore në Autorizimin për Regjimin e Përpunimit Aktiv

✅Miratim shtyrje afati të regjimit të Lejimit të Përkohshëm me përjashtim të pjesshëm

✅Miratim shtyrje afati të regjimit të Lejimit të Përkohshëm me përjashtim të plotë

✅Miratim shtese/ndryshimi në Autorizimin për regjimit të Përpunimit Aktiv

✅Autorizim për regjim të Përpunimit Aktiv të thjeshtëzuar

✅Autorizim për regjim të Lejimit të Përkohshëm me përjashtim të plotë

✅Autorizim për nivelin e diferencuar të pagesës së akcizës

✅Autorizim për përjashtim nga TVSH për makineri dhe pajisje në funksion të realizimit të kontratave të investimit në sektorin e përpunimit aktiv pavarësisht nga vlera e investimit

✅Autorizim për përjashtim nga TVSH për makineri dhe pajisje në funksion të realizimit të kontratave të investimit në sektorin e agrobiznesit, pavarësisht nga vlera e investimit

✅Autorizim për përjashtim nga TVSH për makineri dhe pajisje në funksion të realizimit të kontratavetë investimit me vlerë të barabartë ose më të madhe se 50 milionë (pesëdhjetë milionë) lekë, të cilat nuk janë për shitje

✅Vërtetimit në lidhje me detyrimet e papaguara doganore

✅Autorizim për deklarim të drejtëpërdrejtë

✅Licencë për agjentë doganorë

✅Licencë për agjenci doganore

✅Regjistri i NUIS -it në sistemin elektronik

✅Autorizim për përjashtim nga TVSH dhe detyrimet doganore të karburanteve të destinuara për Trupin Diplomatik të akredituar në Republikën e Shqipërisë.

 

➡️Për të gjitha shërbimet e sipërcituara, qytetarët dhe bizneset do të aplikojnë online përmes portalit e-Albania dhe janë nëpunesit e administratës doganore, të cilët kanë detyrimin për sigurimin e dokumentacionit shoqërues të nevojshëm, në rastet kur këto dokumente lëshohen nga institucione shtetërore. Kjo pasi, Sistemi i Qarkullimit të Dokumenteve me Nënshkrim Elektronik (SQDNE) mundëson komunikimin dhe shkëmbimin e këtyre dokumenteve ndërmjet institucioneve shtetërore.

➡️Gjithashtu të gjithë dokumentet administrative që shërbejnë si dokumentacion shoqërues për marrjen e këtyre shërbimeve elektronike në portalin e-Albania, ofrohen dhe shkëmbehen vetëm elektronikisht përmes Sistemit të Qarkullimit të Dokumenteve me Nënshkrim Elektronik nëpërmjet institucioneve shtetërore.

➡️Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (që nga 1 janari 2020) operon me aplikimet on-line për 7️⃣ shërbimet e mëposhtme:

✅Aplikim për autorizim për regjim të magazinimit doganor

✅Aplikim për autorizim për regjim të përpunimit aktiv

✅Aplikim për autorizim për regjim të përpunimit pasiv

✅Krijim profili në sistemin “Sicpatrace” për krijimin e porosive të pullave fiskale

✅Modifikim profili në sistemin “Sicpatrace”, shtesë furnitori

✅Modifikim profili në sistemin “Sicpatrace”, shtesë kategorie produkti

✅Aplikim për autorizim për regjim të lejimit të përkohshëm me përjashtim të pjesshëm