Nëpërmjet një vendimi të posaçëm, qeveria ka vendosur të marrë në mbrojtje kreun e delegacionit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca.

Vendimi i firmosur nga kryeministri Edi Rama, i propozuar nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, mban datën 23 qershor, në të njëjtën ditë kur ishte seanca plenare.

Krahas mbrojtjes fizike, Garda e Republikës do të ketë për detyrë të mbrojë edhe shtëpinë e Soreca-s, së bashku me ambientet ku ai ushtron veprimtarinë e tij.