Ambasadori i Delegacionit Evropian në vendin tonë Luigi Soreca është infektuar me Covid-19.

Lajmin e ka dhënë vetë ambasadori në faqen e tij në Twitter, ku shprehet se është mirë me shëndet dhe është vetizoluar në shtëpi, ku do të ndjekë afër punën e delegacionit të BE në Shqipëri.

“Pas marrjes së testit, sot mora konfirmimin dhe rezultova pozitiv ndaj COVID19. Jam mirë me shëndet, ashtu si dhe familja ime. Unë jam në vetizolim në shtëpinë time nga ku do të vazhdoj të ndjek nga afër punën e përditshme të Delegacionit të BE-së në Shqipëri. Qëndroni të shëndetshëm dhe të sigurt!”.