Ekonomisja Janet Yellen është bërë gruaja e parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që do të shërbejë si Sekretare Shteti e Thesarit.

Senati amerikan miratoi, të hënën, kandidaturën e Yellenit me 84 vota pro dhe 15 kundër.

Janet Yellen u propozua nga presidenti i sapobetuar Joe Biden.

Ajo ka drejtuar dhe bankën qendrore të SHBA nga viti 2014 deri në vitin 2018. Yellen sërish ka qenë e para grua që ka mbajtur këtë post.

Yellen, si Sekretare Shteti e Thesarit, do të jetë përgjegjëse për masat ekonomike të administratës së Bidenit lidhur me pandeminë Covid-19.

SHBA po përpiqet të ringrihet ekonomikisht nga goditja e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Në seancën e saj të konfirmimit në 19 janar, Yellen i kërkoi Kongresit amerikan të miratojë triliona dollar më shumë për të stimuluar ekonomike, duke thënë se ligjvënësit duhet të marrin hapa të mëdha, pa u shqetësuar për borxhin kombëtar.