Ish-presidentja e Bolivisë Jeanine Anez u arrestua mbrëmë në një operacion në periferi të qytetit të Trinidad, kryeqyteti i departamentit të Benit. Informacioni u konfirmua nga Ministri i Brendshëm, Carlos del Castillo, i cili komunikoi lajmin përmes llogarisë së tij personale në Twitter.

Anez është akuzuar për terrorizëm, kryengritje dhe komplot në kuadër të gjyqit të pretenduar “grusht shteti” kundër ish-presidentit Evo Morales në 2019.

“Unë informoj popullin bolivian se znj. Jeanine Añez tashmë është arrestuar dhe tani është në duart e policisë “, shkroi Del Castillo.

Partia socialiste MAS e Morales u kthye në pushtet në zgjedhjet e tetorit e kaluar.

“Përndjekja politike ka filluar,” tha Anez në postimin e saj. “MAS ka vendosur të kthehet në stilet e diktaturës. Një turp, sepse Bolivia nuk ka nevojë për diktatorë, ajo ka nevojë për liri dhe zgjidhje”.