Një tifoz holandez i cili ndodhet ende në Tiranë është arrestuar nga policia pasi iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike.

Policia ishte njoftuar se dje në orët e para të mëngjesit në rrugën “Abdi Toptani” kishte një konflikt.

Pasi shkuan në vendngjarje, forcat e policisë shoqëruan për një komisariat 27-vjeçarin holandez me iniciale K.B.

Gjatë kontrollit fizik atij iu gjet një sasi kokaine. Pas veprimeve hetimore, ai u arrestua ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës.