Një ditë pas ngjarjes së rëndë ku humbi jetë një 23-vjeçar që ishte duke punuar në një gomisteri është arrestuar pronari i këtij biznesi. Policia njofton se në pranga ka rënë pronari i gomisterisë, Xhemal Duka, i cili akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Ndërkohë lidhur me ngjarjen e rëndë është proceduar dhe shoferi i ambulancës T. L., 37 vjeç, pasi dyshohet se është vonuar për të shkuar në vendin e ngjarjes.

Lidhur me vonesën e ambulancës ka pasur dhe akuza nga dëshmitarë të ngjarjes, të cilët thanë se kishte shkuar 40 minuta pas njoftimit.

Ngjarja e rëndë ndodhi dje në Durrës, ku 23-vjeçari që punonte si gomist në një gomisteri në Durrës humbi jetën pasi shpërtheu një gomë kamioni.