Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi pas hetimesh të gjata masën e sekuestros mbi “Integrated Energy B.V. S.P.V.”, kompania që zotëron koncesionin e inceneratorit të Tiranës, por ndërkohë koncensionari ka përfituar nga taksat e shqiptareve rreth 9,9 miliardë lekë rreth 95 milionë euro sipas të dhënave nga bilancet të dorëzuara nga Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Të dhënat nga pasqyrat financiare tregojnë se të ardhurat e Integrated Energy B.V. S.P.V.” ishin shumë më të lata se, të dhënat nga thesari i Ministrisë së financave, për shkak se përveç fondeve për investimin e inceneratorit kompania ka përfituar pagesa nga bashkitë e Durrësit, Kavajës, Tiranës për administrimin e mbetjeve.

Të dhënat nga bilancet tregojnë se Integrated realizoi 9,9 miliardë lekë të ardhura gjatë periudhës 2017-2022, nga të cilat 24,7 miliardë leke (23,8 milionë euro ishin fitime).

Të ardhurat u rritën nga 1.2 miliardë lekë në vitin e parë të aktivitetit në vitin 2018, në 1.7 miliardë lekë në 2019-n dhe 2.3 miliardë lekë në 2020-n, për të kulmuar në 2.6 miliardë lekë në 2021, kur inceneratorit iu shtuan dhe plehrat e Durrësit, sipas të dhënave zyrtare në bilance. Bilanci i vitit 2022 nuk është publikuar ende, por nga të dhënat paraprake nga tatimet, të ardhurat janë rreth 2 miliardë lekë.

Në linjë me rritjen e të ardhurave janë shtuar ndjeshëm dhe fitimet, duke kulmuar në periudhën 2020-2022, në rreth 700-800 milionë lekë në vit. Norma e fitimit për këtë periudhë u luhat midis 31-35% (shiko tabelën: tregues financiarë të Inceneratorit të Tiranës).

Kjo është vetëm norma zyrtare e fitimit. Edhe pa llogaritur mashtrimet e zbuluara nga hetimet, fitimet zyrtare të inceneratorit të Tiranës kalojnë logjikën e kontratave publike, ku përqindjet nuk duhet të dalin jashtë logjikës së tregut. Normat e përgjithshme e fitimit sipas INSTAT në vendin tonë luhatet 7-8%, teksa kontratat me qeverinë operojnë me fitime edhe më të ulëta për shkak të sigurisë në arkëtime. Me një qeverisje normale logjika kërkon që qeveria të ligje kontrata me norma fitimi nën mesataren e tregut.

Por fitimet e larta nuk janë tipar vetëm i koncesioneve të inceneratorëve. Kontratat PPP me qeverinë në shumicën e viteve raportojnë fitime dyshifrore. Kjo vjen për arsye te procesit korruptiv në hartimin e tyre. Psh në kontratat e koncesionit në sektorin e shëndetësisë, kompanitë private paguhen për shërbime që nuk i kryejnë.

SPAK dje evidentoi se kosto të investimit të parashikuar në kontratën koncesionare në vlerën 128,248,330 Euro (njëqind e njëzet e tetë milion e dyqind e dyzetë e tetë mijë, e treqind e tridhjetë) pa TVSH, ka rezultuar se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët “de facto” të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, e cila ka fituar kontratën koncesionare “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vendepozitimeve ekzistuese, Tiranë”, si dhe janë pronarët “de facto” të shoqërisë mëmë të saj, të themeluar në Hollandë, “Integrated Energy B.V”, ndryshuar më pas me emrin “Geogenix B.V” dhe të njëjtët aksionerë që kanë administruar inceneratoirët e Elbasanit dhe Fierit, tashmë të sekuestro.