Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se brenda 10 ditëve, në Shqipëri do të mbërrijnë doza të tjera të vaksinës ruse Sputnik V.

“Sapo kemi arritur marrëveshjen për të sjellë në Shqipëri 50 000 doza të tjera të vaksinës Sputnik brenda 10 ditëve. Ne do ta fitojmë këtë luftë me forcën e karakterit e të kembënguljes sonë dhe do ta lemë shpejt pas tunelin e pandemisë, ku drita e daljes sa vjen e zmadhohet”, shkruan kreu i qeverisë në Facebook.