“SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm Reformën në Drejtësi”. Kështu u shpreh ambasadorja amerikane Yuri Kim pas takimit me kreun e SPAK, Arben Kraja.

Ambasadorja tregon se takimi u zhvillua për të “përgëzuar prokurorët dhe hetuesit që kanë prodhuar më shumë dhe më shumë rezultate reale në emër të publikut shqiptar”.

“Rekordet në rritje të hetimeve, ndjekjeve penale, konfiskimeve të pasurive, tregojnë se askush nuk është mbi ligjin”, shprehet ajo.

Ambasadorja amerikane thekson se duhet t’i jepet fund papandëshkueshmërisë, për të mbajtur përgjegjës zyrtarët e korruptuar dhe krimin e organizuar, për të forcuar sundimin e ligjit në Shqipëri.

Sipas saj kjo është e nevojshme për të përmbushur kërkesat e BE-së dhe për t’iu përgjigjur kërkesave të të gjithë njerëzve për drejtësi.