Në 24 orët e fundit në vendin tonë nuk ka humbur jetën asnjë person i infektuar me koronavirusin Covid-19. Kjo është dita e tretë që prej fillimit të pandemisë vitin e kaluar kur në vendin tonë nuk shënohet asnjë viktimë.

Ministria e Shëndetësisë informon se janë kryer 3661 testime dhe kanë rezultuar të infektuar 22 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë 7 në Tiranë, 5 raste në Berat, 3 raste në Lezhë, 2 në Devoll, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 37 pacientë, nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit janë shëruar 42 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,473 që nga fillimi i pandemisë.