Detaje te reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen Dobraç të Shkodrës ku i plagosur mbeti 60-vjeçari Dedë Planaj.

Mësohet se ai është dërguar në Tiranë në Spitalin e Traumës për një mjekim më të specializuar, pasi është konstatuar se ka marrë 6 plumba në trup nga 7 që janë qëlluar ndaj tij.

Planaj mësohet t’i ketë deklaruar hetuesve se “erdhi një djalë me motor më qëlloi, ndërsa isha ulur dhe nuk e njoha se kush ishte”.

Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje policia ka shoqëruar disa persona, si dhe ka sekuestruar kamerat e karburantit ku 60-vjeçari punonte, si dhe të bizneseve të zonës.

I plagosuri është i afërm i Bardhok Planajt, 46-vjeçarit të ekzekutuar pothuajse në të njëjtin vend në 4 Prill të vitit të kaluar.