Anëtari i Këshillit Shkencor të UNESCO-s, Auron Tare, ka reaguar në lidhje me qëndrimin e një arkeologu kubano-amerikan në lidhje me Butrintin, teksa ky i fundit shprehet se zona ka qenë një qytet grek dhe vendasit “thjesht vinin e iknin me dele“…

Tare u shpreh në një postim në Facebook se teoritë e arkeologut David Hernandez, i cili punon në Butrint prej kohësh nën ombrellën e Ministrisë së Kulturës , dikur ruheshin që të mos thuheshin me zë të lartë.

Reagimi i plotë i Auron Tares:

Në emisionin e tij në Top Channel, Mema kishte arritur të merrte një intervistë “mbresëlënëse” e shprehur ne shqip, për të gjithë ata që kishin kohën dhe ngenë për ta dëgjuar.
Me rëndësinë e titullit që mban, Prof Hernandez, një kubano amerikan, hidhte një teori sa “interesante”, aq edhe të përfolur kohët e fundit mbi fatin historik të Butrintit. Sipas Prof. Hernandez që punon ne Butrint prej kohësh, nën ombrellën e Ministrisë së Kulturës së Republikeë, në këtë qendër antike nuk ka asnjë gjurmë te popullatave locale te njohura me emrin e kaoneve apo të prasaibeve. Hernandez, me një siguri të plotë që i jep përvoja e gjatë e gërmimeve, thoshte se ky qytet antik nuk ishte asgjë më shumë se një koloni greke ku çdo gjë ishte greke dhe e ardhur nga deti. I pyetur mbi fatin e vendasve, Hernandes kishte një teori shumë mbresëlënëse: “Vendasit, thjesht vinin dhe iknin me dele në një qytet tërësisht grek”…

Unë e njoh Hernandezin prej vitesh. Një emigran kuban i cili (tashmë me pasaportë amerikane) pērfaqëson dy kultura tejet periferike në historinë e Mesdheut për të kuptuar dhe ndjerë thirjen shekullore të popullsive të lashta të Epirit. Nuk më çuditen aspak teoritë e tij tashmë të artikuluara edhe në shqip, të ngjashme me Gjeorgjeviçin e dikurshëm. Dikur këto teori të Richard Hodges I pëshpëriste nëpër tavolina dhe ruhej që të mos i thoshte me zë të lartë. Mirëpo tani gjërat kanë ndryshuar. Nën bekimin e autoriteteve shqiptare me bashkë Drejtor, me Institutin e Arkeologjisë dhe me mësuesin e tij shpirtëror të votuar nga Parlamenti Shqiptar si administrator i Butrintit për 10 vjet, Prof. David Hernandez, nuk ka më ndroje për të folur mbi “Njerëzit me Dele”, të cilët, sipas tij, “nuk kishin asnjë lidhje me Qytetin Antik të Butrintit”.

Fundi i fundit pasardhesit e ketyre barinjve jane sot ne Parliamentin qe votoi per Hodgin. I cili te drejtoje dhe te shkruaje mbi historine e antikitetit te trojeve ku barinjte piqnin ndonje dele dhe e shkembenin me vazo plot piktura te prodhuara nga nje kulture superiore Helene qe kishte themeluar qytetin. Ne nje moment reflektimi ndoshta Prof. Hernandez mund te kete te drejte, ndoshta eterit e arkeologjise shqiptare qe pasuan Dr. Ugolinin i cili kerkonte Trojen e Re te Virgjilit ne Butrint mund te na kene genjyer. Duke dashur te ndjekin linjen nacionaliste kane kerkuar nje ngulim imagjinar per barinjte e dikurshem dhe i kane vendosur ata ne truallin e heleneve te ardhur nga deti. Te frymezuar nga burimet antike qe flisnin per Kaone, Prasaibe, Molose, Thesprote etj, Shkolla Arkeologjike Shqiptare ndoshta ka genjyer duke krijuar nje lidhje imagjinare me ta duke dashur qe njerzit me dele ti benin me te pa tjeter te civilizuar duke trazuar keshtu ujrat e nacionalizmes shqiptare. Po shkolla e vjeter nuk eshte me, nxenesit shqiptare te Hodgis internacionaliste te thekur miratojne ne heshtje keto teori mjafton qe ngjyejne gishtin ne mjaltin e projekteve. Tek tuk ndonje ze I mekur flet per nje publik teresisht indifferent I shqetesuar vetem per personazhet e telenovelave.

Dhe ja me një argument të mbrojtur fort nga një arkeolog kuban si Dr, Hernadez apo ai britanik si Hodges  na zgjojnē nga trallisja e gjumit nacionalist  duke na treguar një të vërtetë të thjeshtë. Ne ende vazhdojme të jemi “Njerez me Dele”. Ashtu si barinjtë e dikurshëm të botës antike që kishin frikë nga kultura brenda mureve të këtij qyteti, që nuk laheshin në banjat publike me dysheme mozaikësh, që nuk hynin dot në tempujt plot statuja, edhe sot e kemi frike këtë qytet që na ra në pjesë papritur. I rrimë larg, nuk e duam, i trembemi kulturës së saj, e shikojmë me përbuzje dhe për këtë arsye ia kemi dhënë njerëzve të ardhur nga Deti. Prandaj Hernandez dhe të tjerët pas tij, kanë të drejtë: Ne jemi pasardhës të “Njerëzve me Dele”…