Themeluesi i Alibaba, Jack Ma, një nga njerëzit më të pasur në botë, i cili prej 3 vitesh la botën në ankth pas zhdukjes së tij, ka vizituar Shqipërinë.

Fotot e tij janë publikuar në një nga restorantet e Tiranës, i cili e ka vendndodhjen vetëm 100 metër larg kryeministrisë.

Ma ishte në vendin tonë para tre ditësh, i shoqëruar nga 6 kinezë (nuk dihet nëse ishin biznesmenë, apo pjesë e stafit të tij).

Duke qënë se Jack u pa shumë pranë kryeministrisë, nuk mund të mos dyshohet se ai ndodhet në vendin tonë për të bërë disa negociata për biznesin e tij, i cili po ndalohet në disa shtete. Rasti i fundit ishte Qeveria britanike e cila ka dhënë urdhër ndaj administratës që të mos përdorë ‘Ali Babën’ (një kompani teknologjike shumëkombëshe kineze e specializuar në tregtinë elektronike, shitjen me pakicë, internetin dhe teknologjinë).

A lidhet ky udhëtim ‘i fshehtë’ i Jac me negociatat që po bën në Europë, për të mos bllokuar biznesin e tij….

Kujtojmë se bizneset e Jack Ma kanë qenë prej vitesh nën presion të madh nga autoritetet Kineze. Ma nuk është shfaqur në publik e as në median sociale, 1 javë nga dalja e shumëpritur në bursë e Alibaba që u anulua më pas nga autoritetet rregullatorë Kineze. Autoritetet Kineze kanë kritikuar kompaninë sepse ka dëmtuar konkurrencën dhe abuzuar me pozitat dominuese në treg.

Në Kinë Alibaba është nën hetim për sjellje monopolistike. Wall Street Journal raportoi se Pekini po përpiqej të merrte një pjesë të madhe të biznesit të tij duke cituar njerëz të afërt me çështjen. Ma mungoi edhe në finalen e Africa’s Business Heroes që ai e ka krijuar. Edhe pse Ma nuk ka asnjë funksion ekzekutiv në kompaninë që bashkëthemeloi, ai mbetet aksioneri më i madh individual i Alibaba me 5% të aksioneve ose përkthyer në vlerë prej 25 miliardë dollarësh.