Me ekipin e tij të kandidateve për deputetë Lulzim Basha u takua me sipërmarrës të vegjël të qytetit të Lezhës. Atyre u renditi ato që i quan dështime të se Edi Ramës dhe u premtoi mbështetje financiare për përballimin e kostove të krijuara nga pandemia.

“Do ju japin 1 mijë Euro pasi ky nuk ka dhëne asgjë. Maqedonia e Veriut po jep paketën e 5-të edhe Kosova”.

Të rinjve u kërkoi t’i japin votën, me qëllim që pas 25 Prillit t’u sigurojë një të ardhme më të mirë në Shqipëri e të mos e kërkojnë atë jashtë saj nga nevoja.

Pensionistëve iu premton rritje të pensionit: “Turp s’bëri asgjë për pensionistët”.

Ndërsa familjeve në nevoje veç rritjes se ndihmës ekonomike, u premtoi se do të kenë edhe mundësi punësimi.

Basha e cilësoi si madhështore pritjen që i bën qytetarët e Lezhës dhe pavarësisht pandemisë, nuk hezitoi të takojë shumë prej tyre që e përshëndesnin.