Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD reagoi pas lajmeve se selia blu ishte blinduar në ditët e para të janarit nga stafi i Bashës.

Berisha dhe mbështetësit e tij e quajnë një gjë të tillë, akt turpi dhe paniku me qëllim shndërrimin e PD në bunkerin e tij privat.

“Deputeti Lulzim Brava e nisi Vitin e Ri me avazin e vjeter te izolimit. Pasi izoloi veten nga 4446 delegate dhe 43 385 anetare qe firmosen shkarkimin e tij ai ka vendosur ne prag te protestes paqesore te demokratve ta ktheje shtepine e tyre ne bunkerin e vetmise dhe pazareve te tij. Keshtu, ne nje akt turpi dhe paniku te denje vetem per nje apartcik te marre peng ai nderron brava dhe po vendos dyer te blinduara per te shnderruar shtepine e demokratve, seline e Partise Demokratike, ne bunkerin e tij privat.”

Komisioni i Rithemelimit shton se Basha nuk ka shans që nëpërmjet, dyerve të blinduara, shulave dhe bravave të mbajë peng vullnetin e demokratëve.

“Me kete rast i kujtojme Lulzim Braves qe mendon se me dyer dhe brava do te mposhte shumicen dhe pluralizmin ne Shqiperi se ata qe shemben regjimin me gjakatar ne ‘90 nuk do te lejojne kurre asnje dere brave, hekur apo shul te mbaje peng vullnetin e tyre te shprehur permes votes se lire. Partia Demokratike ka lindur si shtepi e lirise dhe e tille do te vijoje te mbetet, kurse Lulzim Pengu se bashku me pengmarresin e tij do kene fatin e atyre qe bunkerizuan Shqiperine.”

Berisha dhe grupimi i tij i kanë lënë afat Bashës që të largohet zyra e kryetarit deri në 5 janar, në të kundërt do të ketë një protestë masive në selinë blu në 8 janar për të marrë institucionin.