Një ditë përpara protestës së 8 janarit, Lulzim Basha i është drejtuar të gjithë demokratëve që të qëndrojnë larg, pasi Sali Berisha ka mobilizuar trafikatë e kriminelë për dhunë.

Kreu i PD theksoi se tashmë i ka mbyllur çdo derë për negociata Berishës.

“Demokratëve u bëj thirrje tu rrinë larg skenarëve të dhunës që duan destabilizim dhe shkatërrimin e PD-së. Sepse edhe tani Sali Berisha po ju gënjen, manipulon dhe mashtron. Ai kërkon t’i përdorë demokratët si fasadë, nesër ai ka mobilizuar kriminelë e trafikantë për dhunë.

Unë e di fare mirë se demokratët janë kundër dhunës por kjo është mënyra e tij e vetme. Dhuna eshte streha e tij e fundit. Nuk jam më i hapur për asnjë negociatë ndaj personit të shpallur non grata, që ka venë hallin e tij, mbi interesat e demokratëve dhe të Shqipërisë”, tha Basha.

Ai tha se tashmë e ndjen si detyrim politik e njerëzor t’ju thotë shqiptarëve demokratë të vërtetën, madje paralajmëroi se non grata e Berishës do pasohet nga sekuestrim i pasurive.

– “Sali Berisha ka mashtruar dhe ka dashur t’ju bëjë për budallenj me sajesat dhe trillimet e tij qesharake rreth arsyeve përse është shpallur non-grata nga SHBA, në një kohë kur motivacioni ka qenë dhe është i qartë për çdokënd që nuk ka dëshirë të gënjehet.

Shpallja non grata si instrument i antikorrupsionit dhe mbrojtjes së demokracisë nga minuesit e saj, po ngrihet si stuhi në Shqipëri dhe në rajon.

Kushdo ka mundësi të qartesohet përmes shembujve konkrete për arsyet e këtyre shpalljeve që po shoqërohen me sanksione ndaj pasurisë së paligjshme të personave të shpallur non grata dhe sipermarrjeve që i mbeshtesin.

-Sali Berisha ka mashtruar me perpjekjet e tij të vazhdueshme për tua mbajtur të fshehtë procedurën e shpalljes non grata që merr kohë dhe përfshin një disa insituticione e agjenci ligjzbatuese në shtetin më të fuqishëm të botës, që nga Departamanti i Shtetit, te Departamenti i Drejtësisë, Departamenti i Thesarit, dhe agjensitë e Sigurisë Kombëtare dhe ligjzbatimit.

-Sali Berisha, duke njohur mirë ndjenjat proamerikane të shumicës dërmuese të demokratëve dhe popullit shqiptar, ka mashtruar duke ju mbajtur të fshehtë me sa ka mundur deklaratat e qarta e të përsëritura të përfaqësuesve të SHBA dhe Presidentit Biden se SHBA do të ndërprese çdo marrëdhenie me një PD të drejtuar nga një e person non grata, cilido qoftë ai.

Sali Berisha ju ka mashtruar e ushqyer me iluzione sikur non grata amerikane është një vendim politik i një administrate që mund të hiqet nga administrata tjetër, dhe jo një vendim institucional që piqet për shumë kohë dhe merret përmes bashkëpunimit e bashkërendimit të shumë institucioneve e agjencive të zbatimit të ligjit. Shpallja non grata për korrupsion nuk i është hequr kurrë, askujt.

-Sali Berisha është treguar gënjeshtar me ju duke e përjashtuar veten e tij nga vendimarrjet me të rendësishme të PD-së gjatë tetë viteve tona në opozitë, në një kohë kur ai ka qene pjese e vendimarrjes madje edhe duke i paraprirë me deklarata mediatike, dhe me protagonizmnin e tij rivalizues me institucionet e zgjedhura te PD.

Unë kam pranuar përgjegjësitë e mia për ketë situatë, por Sali Berisha nuk mund të bëjë sikur ka qenë në ndonjë ishull prej nga u kthye pas tetë vjetësh” – tha Basha.