Një lajm i trishtë vjen nga bota e sportit pasi një nga ikonat e basketbollit shqiptar, Arben Fagu, ka ndërruar jetë këtë të premte. Fagu nuk mundi të fitojë dot betejën me një sëmundje të rëndë që iu shfaq papritur.

Fagu ka qenë një prej ikonave të Partizanit. Ai ka luajtur edhe për ekipin kombëtar të basketbollit, ndërsa pasi u tërhoq nga basketbolli i luajtur iu kushtua trajnimit.

Përveç Partizanit, ai ka drejtuar edhe Dinamon, UAT-në dhe ekipin kombëtar. Lajmi i ndarjes nga jeta para kohe të Fagut ka tronditur komunitetin e sportit dhe jo vetëm.