Bayern Munchen ka mundur në transfertë 4-1 Hertha Berlin, duke mbajtur 6 pikë larg Borussian e vendit të dytë.

E pazakonta në këtë goleadë ishte se asnjëri prej golave nuk u shënua nga Robert Lewandowski, pavarësisht se sulmuesi polak luajti 90 minuta.

Autorët e golave ishin Tolisso, Muller, Sane dhe Gnabry, ndërsa për vendasit, golin e nderit e shënoi Ekkelenkamp, në fundin e ndeshjes.

Në ndeshjen tjetër të ditës së sotme në Bundesligë, Leipzig fitoi 2-0 ndaj Wolfsburg.