Pas humbjes ndaj Monchengladbach në kampionat dhe eliminimit nga Kupa nga skuadra e kategorisë së dytë, Holstein Kiel, Bayern është rikthyer te fitorja dhe këtë e ka bërë ndaj Freiburgut këtë të diel, ku triumfoi 2-1.

Pavarësisht rezultatit të ngushtë, kampionët e Gjermanisë krijuan raste të shumta për shënim, por realizuan vetëm dy herë, me anë të LeWandoWskit dhe Muller.

Me këtë fitore, Bayern shkëputet në krye të klasifikimit, me 4 pikë diferencë nga ndjekësit, duke përfituar edhe nga barazimi i një dite më parë i Leipzig dhe humbja e Leverkusen.