Bashkimi Evropian (BE) ka ashpërsuar rregullat për udhëtarët nga vendet jashtë BE-së. Vendimi u morr më 1 shkurt nga ambasadorët e BE-së, pas kërkesës së vendeve evropiane për ashpërsim të rregullave pas rritjes së numrave të të infektuarve me koronavirus. Në listën e vendeve të përjashtuara nga ky vendim janë: Korea e jugut, Singapori, Thailand, Ruanda, Australia, Zelanda e Re dhe Kina.

Komisioni Evropian (KE) javën e kaluar propozoi të përjashtojë vendet të cilat në 14 ditët e fundit kanë raportuar më pak se 25 të infektuar për 100 mijë banorë, vendet me një normë prej 300 testimesh për 100 mijë banorë në jave dhe ato me një normë infektimi më e ulët se sa 4 përqind.

Udhëtarët e vendeve të treta përpara se të hyjnë në një vend evropian duhet të tregojnë testin negative serologjik 72 orë para nisjes.

Shoferët e kamionave dhe punonjësit kufitar duhet t’i nënshtrohen testit të shpejt Covid-19 sapo të mbërrijnë në destinacion.

Sipas tekstit të vendimit të ambasadorëve, të parë nga Politico.eu, ata mund t’i kërkojnë shoferëve të cilët transportojnë personelin kufitar të kryejnë testin e shpejtë përpara nisjes.